E diela e fundit e muajit Qershor i gjen plazhit e Shëngjinit të mbushur me pushues.
“Turoperatorët turistikë thonë se dhe përgjatë korrikut dhe gushtit numri i prenotimeve është i lartë kryesisht nga shqiptarët e Kosovës, por nuk mungojnë as turistët e huaj.”
“Korrikun dhe gushtin presim më shumë. Pjesa më e madhe kanë qene nga Kosova, Maqedonia e Veriut”, tha Zef Doçi, operator turistik.
Shërbimet e përmirësuara por edhe çmimet konkurruese janë disa prej avantazheve që ofron bregdeti i Lezhës këtë vit.
Përgjatë këtij sezoni veror vëmendja e pushteti vendor dhe e biznesit vendas është vënë tek rregulli dhe pastërtia në të gjithë vijën bregdetare nga Rëra e Hedhur deri në Tale.
Tv Klan