Ratifikimi përfundimtar i dokumentit që do t’i përcillte Parlamentit do të kryhet gjatë ditës së nesërme
Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, nënshkruar më 6 nëntor, do shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave sot pasdite në Palazzo Chigi, në orën 18:00. Ratifikimi përfundimtar i dokumentit që do t’i përcillet parlamentit do të kryhet gjatë ditës së nesërme.
Projektligji i ratifikimit të memorandumit të mirëkuptimit i nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama ishte planifikuar fillimisht të paraqitej dhe miratohej në Këshillin e Ministrave më 27 nëntor.
Materiali do të përmbajë edhe dispozitat e shpenzimeve për zbatimin e marrëveshjes. Është realizimi i një marrëveshjeje të rënë dakort më 15 gusht, gjatë takimit që dy liderët zhvilluan në Shqipëri.
Nga pranvera e vitit 2024, emigrantët e shpëtuar në detin Mesdhe nga anijet italiane do të transferohen në Shqipëri. Italia do të përdorë portin e Shëngjinit, pranë Barit, dhe zonën e Gjadërit, për të ndërtuar me shpenzimet e saj dy struktura një për hyrje, për procedurat e zbarkimit dhe identifikimin, dhe një për pritjen e përkohshme të emigrantëve të shpëtuar në det.
Protokolli nuk vlen për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por për ata të shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane jo ato të OJQ-ve. Pasi strukturat të jenë plotësisht funksionale, aty mund të ketë një fluks vjetor prej 36-39 mijë njerëz. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë italian, ndërsa Shqipëria do të bashkëpunojë me forcat e saj policore për sigurinë dhe vëzhgimin.
Klan News