Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët i cili do të jetë 100-150 euro sipas kategorive përkatëse. Lajmin e dha ministri Blendi Gonxhja duke nënvizuar se përfitues janë rreth 724 mijë pensionistë.
Një vendim tjetër i rëndësishëm është edhe akti normativ për kthimin e parave për profesionistët e lirë. Sipas Ministrit te Financave Petrit Malaj kthimi i parave do të bëhet deri në fund të Dhjetorit të këtij viti.
Ky vendim i qeverisë vjen pas atij të Gjykatës Kushtetuese në Qershor të këtij viti ku vendosi unanimisht për rrëzimin e nenit 69 që diskriminonte profesionistet e lirë nga tatimi prej 15%.
Klan News