Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar dhe programin mbështetës për ekipet sportive në shkollat. 

Janë rreth 12 mijë të rinj që janë pjesë e këtyre programeve në sportin e futbollit dhe volejbollit që përfitojnë jo vetëm pajisjet dhe uniformat, por dhe kurset falas.

Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë miratuar po ashtu dhe strategjinë e sipërmarrjes inovative që parashikon një plan masash për zhvillimin e këtyre sipërmarrjeve.

Për të mbështetur bizneset e reja që fokusohen tek teknologjia, qeveria ka vendosur për vitin 2025 dhe një grant aplikimi për të cilin mbyllet në datën 5 Janar.

Tv Klan