Në këto 7 muaj të 2024-ës, qeveria shqiptare arriti të mbledhë mbi 402 miliardë Lekë ose 103% të planit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave vërejnë se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 30 miliardë Lekë më shumë ose rreth 8.2 %.
Peshën më të madhe të parave të ardhura në buxhet e mbajnë sërish tatimet dhe doganat që kanë mbyllur 7-mujorin në nivele pozitive.
Rritje patën të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare. Ky sipas ekspertëve është një tregues i rritje së konsumit i ndikuar edhe nga rritja e nevojave të sektorit turistik.
Edhe tatimet shënuan një rritje me 11% më shumë se një vit më parë ku peshën e kanë mbajtur të ardhurat nga TVSH, tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale.
Ndërsa sa u takon shpenzimeve, Ministria e Financave zbulon se në 7 muaj harxhoi 347.5 miliardë lekë ose 92.3 % të parave të planifikuara.
Tv Klan