Vendi ynë do ketë strategji kombëtare të hartuar enkas për përmirësimin e vlerësimeve në luftën kundër pastrimit të parave. Ky do të jetë qëllimi kryesor në këtë fushe dhe do të zbatohet për 6 vitet e ardhshme sipas zv.kryemninstres, Belinda Balluku.
Belinda Balluku, zv.kryeministre e Shqipërisë: Në hartimin e Strategjisë, një vëmendje të veçantë i është dhënë bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat, si bankat, noterët, audituesit, ndërmjetësuesit, zyrat e këmbimit valutor, shoqatat e ndërtuese, të cilët janë angazhuar plotësisht në procesin e hartimit të këtij dokumenti dhe konsultimit të kësaj strategjie në publik.
Balluku kërkoi nga institucionet përgjegjëse përkushtim maksimal në mënyrë që vlerësimi i radhës së “MONEYVAL” për Shqipërinë të ruaj trendin pozitiv tashmë të konsoliduar.
Belinda Balluku, zv.kryeministre e Shqipërisë: Masat për të cilat kërkohet vëmendja juaj në veçanti janë: angazhimi i stafeve me njohur të fushës për t’iu përgjigjur në kohë kërkesave të ekspertëve vlerësues, në këtë konteks, qëndrueshmëria e stafit është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm që duhet të mbahet në konsideratë nga të gjithë drejtuesit, evidentimi me qartësi i nevojave buxhetore për ngritjen e sistemeve dhe rritjen e kapaciteteve institucionale në mënyrë që t’i adresojmë në kohë, në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë.
Pjesë e Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave jane edhe Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisisë dhe Banka e Shqipërisë.
Klan News