Një avion luftarak i Koresë së Jugut ka lëshuar aksidentalisht bomba në një zonë civile gjatë stërvitjes ajrore.

Për pasojë, shumë persona kanë mbetur të plagosur. Agjencia koreane e lajmeve “Yonhap” bëri me dije se janë plagosur 15 civilë, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën.

Po kështu, disa ndërtesa pësuan dëmtime.

Forcat ajrore të Koresë së Jugut thanë se incidenti ndodhi gjatë stërvitjes ushtarake. Ata kërkuan falje për ngjarjen dhe premtuan se do të ngrenë një komision për të hetuar incidentin.

Ngjarja ndodhi pranë një qyteti kufitar me Korenë e Veriut.

/tvklan.al