Gazetari Robert Rakipllari këtë mbrëmje në “Opinion” në Tv Klan u shpreh se nëse do të krijohej një opozitë e re, kryetar i saj do të ishte Ilir Meta.
Duke diskutuar për manifestimin e mbajtur më 2 Mars, i thirrur nga Presidenti Ilir Meta kundër asaj që ai e quan “grusht shteti”, Rakipllari thotë se Presidenti e ka “kapur me presh në duar mazhorancën” dhe se populli opozitar ka dalë në shesh për këtë çështje.
Pjesëmarrjen e Bashës në këtë manifestim, Rakipllari e sheh si dhënie protagonizmi Ilir Metës.
“Opozita ka një front të caktuar, lëvizja e Presidentit i shton opozitës në radhët e saj qytetarë që më parë nuk i kishte. Pjesëmarrja e Bashës në manifestimin e Metës i jep një protagonizëm më të madh, por rivaliteti Basha-Meta nuk mund të shtihet tani. Nëse presidenti do të krijojë një parti të re dhe do t’ia kalojë PD, patjetër do jetë Meta kryetar i opozitës”, u shpreh Rakipllari. /tvklan.al