“Brenda vitit, në banesa të reja të pastrehët me shtëpi private”
Tërmeti i 26 Nëntorit lë në qiell të hapur qindra familje në Tiranë dhe Durrës. Një prej tyre ishte dhe familja e Riza Tafës nga Zallheri. Por sot vetëm 3 muaj pas tragjedisë, ata kanë një banesë të re të ndërtuar nga e para. Vizitorët e parë në shtëpinë e re të Rizait, ishin Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj.
Kreu i qeverisë tha se po punohet me shpejtësi dhe premtoi se çdo banesë do të ringrihet më e mirë se më parë.
“Po bëjmë me shpejtësi sa mundemi planet e ndërtimit dhe të gjitha se s’duam të bëjmë thjesht atë që ishte, por duam ta bëjmë më mire. Do bëjmë çmos, ne duam që këtë grupin e familjeve që i kanë këto shtëpitë individuale ta mbyllim brenda këtij viti. Të gjithëve t’u krijojmë një shtëpi më të mirë se ajo që kishin brenda këtij viti, sepse janë njerëzit ku, si, por këto janë procedura, janë planifikime, nuk është diçka që bëhet shpejt”.
Për vajzën e madhe të familjes Tafa, veç shtepisë, ndihmë e madhe për të ishte dhe karta e studentit dhe tarifat e reja universitare.
Bashkia e Tiranës, sipas Veliajt, po vijon me dhënien e lejeve për meremetimin e banesave të dëmtuara.
Tv Klan