Dikur quhej “Koreja e Veriut e Evropës”, ky vend tani është shndërruar në një destinacion mahnitës mesdhetar, i mbushur me plazhe të bukura, histori të lashtë dhe kulturë të gjallë. Kështu nis një shkrim i gjatë i gazetës britanike “Express” për Shqipërinë.
Artikulli thekson transformimin që ka pësuar një vend i dalë nga diktatura. “Express” shkruan se pavarësisht nëse jeni duke eksploruar qytetet e lashta, duke pushuar në plazhet e pacenuara ose duke ecur nëpër malet madhështore, Shqipëria ofron gjithçka për çdo lloj turisti.
“Historia magjepsëse, kultura e gjallë dhe peizazhet mahnitëse të vendit e bëjnë atë një perlë të fshehur në zemër të rajonit të Ballkanit të Evropës që ia vlen të eksplorohet”, thuhet në shkrim.
Rekomandohen vizita në Butrint, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ose shijimi i diellit në plazhet e pacenuara të Rivierës Shqiptare që shpesh krahasohen nga ekspertët e udhëtimeve me brigjet e famshme të Italisë apo Greqisë.
Veçohet transformimi që ka pësuar kryeqyteti i vendit, Tirana për të cilën thuhet se nga një qytet i epokës komuniste është kthyer në një metropol mbresëlënës që tani shërben si një qendër kulturore dhe ekonomike për vendin.
Tv Klan