Një granatë është hedhur në një lokal të mbushur plot me njerëz në qytetin Grenoble në Francën juglindore. Si pasojë e ngjarjes, 12 persona janë plagosur, ndërsa 2 të tjerë janë në gjendje kritike.

6 persona raportohet se janë plagosur rëndë, duke përfshirë 2 që janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 3 nga të plagosurit kishin nevojë për një operacion urgjent.

“The Guardian” raporton se një sulmues që mbante në dorë një armë zjarri tip kallashnikov, hyri në lokal dhe hodhi granatën përpara se të arratisej pa thënë asnjë fjalë.  

Prokurori François Touret de Courcy e përshkroi sulmin si një akt të dhunës ekstreme. Ai shtoi se hetuesit akoma nuk kishin zbuluar motivin e ngjarjes.

Ndërkohë, ai u shpreh se Policia po heton nëse sulmi ka ardhur si pasojë e një larje hesapesh mes bandave. Qyeti ku ndodhi ngjarja dhe periferitë e tij kanë qenë skenë e një sërë incidentesh të lidhura me trafikun e drogës./tvklan.al