Llogari publike do të japë i gjithë kabineti qeveritar. Fushatën që pritet të nisë së shpejti e lajmëroi kryeministri Edi Rama nga Fieri.
“
Shumë shpejt fushatë kombëtare e llogaridhënies publike e të gjithë kabintetit qeveritar dhe të gjithë agjencive dhe zyrave qëndrore që operojnë në territoret e vendit për të garantuar transparencë dhe nxjerrjen në pah të të gjithë dobësive aktuale dhe marrjen e përgjegjësive të atyre që janë përgjegjës për mosçuarjen përpara të projektit të modernizimit, transparencës dhe eficencës së shërbimit”.
Nuk dha detaje kreu i qeverisë nëse do të ketë ndëshkime për ata ministra që mund do të rezultojnë se nuk e kanë bërë mirë punën e tyre. Për punonjësit e administratës publike idetë i ka më të qarta.
“Ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve”.
Gishtin e drejton tek drejtuesit e hipotekave.
“Sot janë mbi 80 raste largimesh nga puna në Hipotekë për këtë shkak. Drejtuesit e Hipotekave do ta kenë shumë të qartë që ajo që kanë përsipër është detyrë me rëndësi shumë të madhe për qytetarët dhe zvarritjet janë përgjegjësi e tyre”.
Qytetarëve të Fierit e gjithë Shqipërisë i kujton se zgjidhja e problemit të tyre në zyrat e administratës publike nuk është rryshfeti por platforma e bashkëqeverisjes./abcnews.al