Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët nëpërmjet rubrikës “Sy m’sy” se listat e mbyllura janë shfrytëzuar për të bërë hapjen e Partisë Socialiste. Në këtë mënyrë, sipas kryesocialistit, u jepet mundësi të rinjve që përndryshe nuk do të hynin dot në Kuvend.

“Ne i kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për të bërë hapjen e partisë. Në një farë mënyre për të bërë hapjen brutale. Nëse kapacitetet e brendshme në territor janë të tilla që e pengojnë hapjen atëherë ne duhet ta imponojmë në një moment kyç dhe ta imponojmë duke u dhënë mundësi të rinjve e të rejave që përndryshe nuk do hynin dot”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se platforma “Deputeti që duam” do të jetë një “instrument i jashtëzakonshëm” edhe në zgjedhjet e 2029.

“Këtë herë të dytë ka dhënë provën te shumë skeptikë që funksionon”, tha Rama./tvklan.al