Shqipëria mori medaljet e para në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore që po zhvillohen në Torino.
Elizon Kacanja dhe Joanis Myrtollari patën sukses në përfaqësimin e tyre në disiplinën e slalomit gjigand për fillestarë.
15-vjeçarja Kacanja mori argjend, ndërsa 17-vjeçari Myrtollari bronz. Këto medalje kanë akoma më shumë vlerë, pasi u fituan në debutimin e Shqipërisë në këtë aktivitet.
Ekipi shqiptar ka 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive.
Në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore garojnë rreth 1500 sportistë nga 98 vende të botës.
Tv Klan