Kryeminstri Rama është i bindur se lufta kundër korrupsionit do të mbyllet me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PS-së dhe ministrave në kryesinë e Kuvendit, Rama thotë atyre ju takon marrja e kostove politike që vijnë nga balta që hidhet drejt tyre.

Edi Rama: Korrupsioni nuk është zbrapsur. Në këtë fazë të re kur Shqipëria dhe lufta kundër korrupsionit është duke vazhduar përditë duke i shtuar më shumë se kurrë në një front të vetëm. Kjo do të thotë një përpjekje e re e madhe e përbashkët për një fuqizm të mëtejshëm të legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, por edhe për një harmonizim të punës së tyre në funksion të shtetit shqiptar përballë derës së BE-së. Çdo aktor politik duhet ta kuptojë këtë nevojë si një domosdoshmëri për ta fituar luftën kundër korrupsionit.

Duhen përafruar më shumë ligjet tona me BE-së, duhet nxitur inovacioni teknologjik i gjithë sistemit të të gjithë pushteteve duke harmonizuar pushtetet për të forcuar më tej sundimin e ligjit dhe për ta neutalizuar ofertën e paligjshme të korrupsionit. Të gjithë që duhet të bëjnë pjesën e tyre të luftës për Shqipërinë anëtare ne BE, duhet të marrin përsipër kostot e saj sepse përndryshe lufta frontale me korrupsionin do të vazhdojë shumë më gjatë, sesa mund, duhet dhe se sa jam i bindur se do të mbyllet me anëtarësimin e vendit tonë  në BE. Ne na takon pjesa e luanit në këtë luftë.

Na takon dhe pjesa më e madhe e kostove të pashmangshme politike që na vijnë dhe nga balta që hidhet drejt nesh. Ky është realiteti dhe nuk mund t’i ndajmë duhet hapur gojën për ata që na pëlqejnë dhe duke mbyllur sytë dhe veshët për ata që nuk na pëlqejnë. Burime reflektimi dhe vetëkorrigjimi nëse duam dhe ku duam ta ngjisim Shqipërinë e 2030. Askush të mos ketë asnjë iluzion se gjendet në këtë vend asnjë fuqi tjetër që të ketë kurajon, fuqinë dhe eksperiencën që ta fitojë betejën për shtetbërjen e Shqipërisë. Këtë të vërtetë nuk duhet ta harrojë asnjëherë asnjë drejtues, deputet, ministër, kryebashkiak i PS-së dhe asnjë anëtar i kësj partie për të mos e humbur vetëdijen për përgjegjësinë dhe përgjegjësinë për rolin tonë udhëheqës dhe vendimit të pazëvendësueshëm në këtë luftë për Shqipërinë.

/tvklan.al