51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit. Shifrat janë bërë publike nga kryeministri Edi Rama në Facebook.
“Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë. Dhe si në asnjë vit, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër”, bën të ditur kryeministri Rama.
Klan News