Qeveria shqiptare do të hedh në diskutim mbylljen totale ose vendosjen e filtrave për dy rrjetet socialale, Tik Tok dhe Snapchat. Ky propozim është bërë publik nga kryeministri Rama pas ngjarjes tragjike ku mbeti i vrarë nxënësi 14-vjeçar.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Dilema është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga të gjitha eksperiencat mësojmë se efektiviteti është ende shumë i ulët. Ndërkohë që stimujt dhunës dhe rastet e bullizmit online vetëm ritën. Apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok apo Snapchat në Shqipëri. Do e hedhim për diskutim me prindërit, ku do angazhohen gjitha shkollat, për të marrë një vendim demokratik për një problem kaq të madh por kompleks në përmbajtjen dhe zgjidhjen e vet’ tha Rama në një deklaratë për median pas mbledhjes së qeverisë.
Për këtë kreu i qeverisë solli shembujt nga disa shtete të Europës të cilët kanë vendosur masa kufizuese. Kreu i qeverisë theksoi se stimujt e dhunës dhe bulizmit kanë njohur rritje.
Qeveria prej një viti po punon për projektin e sistemit dixhital për kontrollin e shkollave.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Jemi duke punuar për një sistem të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe çdo klase me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe të qyteteve. Po punojmë prej një viti me këtë projekt me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ky sistem është realizuar me sukses në aspektin e rritjes së sigurisë në përgjithësi dhe me rezultate mbresëlënëse në rritjen e sigurisë dhe uljen e bullizmit në shkolla.
Si shembull negative për shoqërinë solli edhe aksionet e opozitës në Parlament. Kreu i qeverisë theksoi se masat që do të merren pasi të kenë përfunduar konsultimet për Tik Tok dhe Snapchat do të vendosen duke respektuar dhe vlerat demokratike.
Klan News