Vendimi i Parlamenti Europian për të hapur zyrën e tij të kontaktit për vendet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë është bërë arsye për debate në komisionin për çështjet europiane që drejtohet nga demokratja Jorida Tabaku.
Kjo e fundit i ka kërkuar ministrit për Parlamentin që vendimin ta shohin si kontribut të opozitës që është pro europiane ndryshe nga disa vende të rajonit.
Ndërsa Balla e sheh një dëshmi të rolit udhëheqës që ka aktualisht Shqipëria.
Siç shpjegon vetë Parlamenti Europian vendimi erdhi në kontekstin e tensioneve të rritura gjeopolitike dhe ritmit të rinovuar për zgjerimin e BE-së.
Kjo zyrë e re në Tiranë do të shërbejë si një pikë kyçe komunikimi ndërmjet Parlamentit Europian dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile, dhe partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor.
Tv Klan