Parlamenti Europian do të hapë në Tiranë një zyrë e cila do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti mes PE-së dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile dhe gjithë partnerëve lokalë në gjithë Ballkanin Perëndimor. Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, përmes një komunikimi live në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’Sy”.

Kryeministri theksoi se me hapjen e kësaj zyre në Shqipëri PE konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe nga ana tjetër përcakton pa diskutim Shqipërinë si një pikë referimi jashtë perimetrit të BE-së dhe si vendin që së shpejti do të jetë anëtar i BE-së.

Rama tha se PE ka tre zyra aktualisht: një në Nju Jork për marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara, një në Xhakarta për marrëdhëniet me Azinë Juglindore dhe një në Addis Ababa për marrëdhëniet me Bashkimin Afrikan.

Klan News