Pjesë e zgjedhjeve të 11 Majit në listat për deputet të Partisë Socialiste do jenë edhe disa aplikantët të platformës “Deputeti që duam”. Platformë të cilën Kryeministri Edi Rama e ka ngritur për të sjell figura dhe energji të reja në Partinë Socialiste. Pjesë e kësaj gare është edhe Joana Rrustemaj.

“Duke u rritur, njeriu e plotëson vizionin e tij. Ky nuk ka qenë një projeksion i hershëm, por as nuk u krijua brenda një nate. Ka qenë një proces gradual, dëshira për të kontribuar në vendin tonë ka qenë shumë e madhe për mua”, u shpreh Joana Rrustemaj.

Sipas Joana Rrustemaj, e cila prej 11 vitesh është pjesë Partisë Socialiste, angazhimi në politike vjen nga dëshira për të sjell ndryshime në shoqëri.

“Në platformë ka shumë aplikantë dhe kjo e bënë me dinamike dhe mbase na bën dhe më shumë të përgjegjshëm dhe të angazhuar seriozisht në këtë iniciativë. Shqipëria 2030 është një vizion që më ka stimuluar dhe frymëzuar çdo ditë për të punuar për një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Ky nuk është një koncept abstrakt, por një mundësi që mund ta arrijmë së bashku, përmes veprimeve të qarta dhe të qëndrueshme. Për mua, Shqipëria e vitit 2030 është një vend ku mundësitë janë të barabarta për të gjithë, ku secili individ mund të shohë një të ardhme më të sigurt dhe ku institucione të forta dhe transparente krijojnë besim te qytetarët”, tha Rrustemaj.

Sipas saj, të rinjtë kanë potencial dhe duhet t’u jepet mundësi të tregojnë veten.

“Edhe pse përvovja është goxha e rëndësishme, unë besoj se një përvojë e shkurtër mund të jetë e njëjtë me një përvojë më të gjatë. Nëse është e shoqëruar gjithmonë me pasion, angazhim dhe një kuptim të thellë të nevojave të qytetarëve”, u shpreh kandidatja për deputete, Joana Rrustemaj.

Afati i fundit i partive politike për dorëzimin e listave zyrtare për deputet është mesnata e 12 Marsit.

Klan News