Kryeministri Rama ishte i drejtpërdrejtë edhe nga Zgrebi teksa mbrojti si të drejtë taksën e vendosur nga Kosova për importin e mallrave serbe. Në konferencën për shtyp me homologun kroat, Andrej Plenković, kreu i qeverisë shqiptare tha se vendimi i Prishtinës duhet parë si reagim politik dhe jo si një luftë tretgare.
“Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshjen e CEFTA-as. Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja psikologjike dhe trajtoheshin si qytetar të dorës së dytë, por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli i dorës së dytë në Europë”.
Rama dha shpjegimin e tij edhe për akuzat e Beogradit për Shqipërinë e Madhe.
“Për sa i përket Shqipërisë së madhe, është një term ku në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejta eveidente”.
Vizita e kryeministrit Rama në Zagreb u konkretizua me nënshkrimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe mbështetjen e Kroacisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
“Sa i përket qëndrimit të Kroacisë e kam theksuar se ne jemi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Ajo që presim nga Brukseli qershorin e ardhshëm, është ajo që duhet të merrnim këtë qershor dhe atë që ka kërkuar Kroacia dhe shumica e vendeve, që të hapen negociatat”.
Më herët kryeministri Rama mori pjesë në Samitin e Kryeministrave të Iniciativës së Europës Qendrore ku tha se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe Bashkimin Europain.
Tv Klan