Kryeministri Edi Rama thotë se hetimet e SPAK ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk e bëjnë atë domosdoshmërisht fajtor. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Rama thot se në çdo rast për çdo individ, drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj. Teksa shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë nga radhët e e PS janë arrestuar ose vijojnë përballjen me drejtësinë, kreu i qeverisë shprehet se është i qetë dhe i vendosur për të mbështetur goditjen e pandëshkrueshmërisë.
Për arrestimin e ish-deputetit socialist Ergys Çyrbja, i cili akuzohet për bashkëpunim me grupet kriminale, Rama tha se ka përgjegjësi vetëm për detyrën e tij.
Tashmë që Shqipëria ka arritur të hap dy grup kapituj, kryeministri e shikon më afër anëtarësimin e e vendit në BE. Foli dhe për luftën kundër korrupsionin në vend, i cilësuar nga Komisioni Europian si një problem serioz për Shqipërinë.
Për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, kreu i qeverisë rikthesoi qëndrimin e socialistëve, duke thënë Komisioni i Venecias tregoi qartë se deputetët nuk mund të imponohen për mënyrën se si votojnë. Më 11 Maj pret fitore në thellë në zgjedhje, ndërsa thotë se gara e PS është me vetveten pasi opozitën nuk e konsideron si konkurrente.
Rama shprehet optimist për ekonominë vendit, ndërsa thekson rritjen e numrit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit që hyjnë në Shqipëri si dhe zhvillimin e sektorit të ndërtimit.
Klan News