Për kryeministrin Edi Rama, situata me pensionet është një çështje që nuk varet vetëm nga puna e qeverisë.
Ai tha këtë të Hënë gjatë bashkëbisedimit me pensionistët, se që skema e re të funksionojë nevojitet që të paguhen në mënyrë korrekte sigurimet shoqërore.
“Kjo nuk është një çështje e buxhetit të shtetit si arka e qeverisë, është çështje e përbashkët e shoqërisë, e të gjithë atyre që në Republikën e Shqipërisë fitojnë para. Me një pagë sado të vogël, me një biznes sado të vogël, brenda atij fitimi kanë detyrimin ligjor të japin atë që u takon pensionistëve përmes skemës. Që ne të rrisim kapacitetin për të pasur në vijim një rritje të qëndrueshme, duhet patjetër të rrisim kontributet dhe ta imponojmë atë për ata të cilët, fitojnë për vete dhe më vjen keq, por duhet ta them që vjedhin pensionistët, duke mos paguar për sigurimet shoqërore!”, deklaroi kreu i qeverisë./tvklan.al