Manifestime politike për interesa pushteti, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama protestën e 7 Tetorit të opozitës. Në Podcastin e tij “Flasim”, ku kishte të ftuar Gentjan Shaqirin, kampion në sistemin e FIA-s për të gjithë zonën e Europës Qendrore në motorsport, kreu i qeverisë solli si shembull edhe protestat që ai organizonte kur ishte në opozitë, por theksoi se ato mbeten thjeshtë organizime partie dhe jo qytetare.

Që nga koha kur erdhi në krye të qeverisë, për Ramën vetëm dy kanë qenë protesta të vërteta qytetare. Gjatë bashkëbisedimit me Gentjan Shaqirin kryeministri Rama foli edhe për automotoparkun e Elbasanit, i cili sipas tij, do të jetë një motor ekonomie i shtuar për vendin dhe do te pres “Formula 1”.

Rama thotë se projekti për Automotoparkun e Elbasanit është pranë fundit dhe se po punohet me intensitet për realizimin e objektivave.

Klan News