Kryeministri: Do ngrihet Dhoma Ekonomike Kombëtare
Rritja e investimeve të huaja në vend, ishte synimi i kreut të qeverisë shpalosur në takimin e radhës në Këshillin Ekonomik Kombëtar. Pritshmëria është që vlera e këtyre investimeve të shkojë deri në 4 miliardë euro.
Teksa foli për politikat mbështetëse ndaj bizneseve, kreu i qeverisë njoftoi se Shqipëria do të ketë Dhomën Kombëtare të Biznesit, ku secili prej subjekteve do të ketë detyrimin të regjistrohen.
Sipas Guvernatorit të Bankës, Gent Sejko, Shqipëria ka ecurinë më të mirë të kreditimit në rajon.
Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason.
Klan News