Kryeministri Edi Rama ka thirrur një takim takim pune me deputetët e zgjedhur dhe kryetarët e bashkive socialiste.

Takimi është lënë për t’u zhvilluar ditën e hënë në Kryeministri. Në njoftimin dërguar deputetëve të tij dhe kryebashkiakëve socialistë, Rama ka kërkuar që asnjëri prej tyre të mos mungojë.

Gjithashtu, paraditen e sotme Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me përfaqësues të OSBE-së në selinë e Partisë Socialiste.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Socialiste fitoi e vetme duke marrë 74 mandate, çka i jep mundësinë Edi Ramës të krijojë qeverinë e re pa asnjë koalicion.

/tvklan.al