Lecce, skuadër ku luajnë dy shqiptarët Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, ka shkarkuar trajnerin Luca Gotti.
Barazimi i fundit ndaj Empolit me rezultatin 1-1, ka rezultuar fatal për teknikun 57-vjeçar, të cilit këtë të shtunë iu komunikua shkarkimi.
Lecce ka hasur vështirësi të mëdha në këtë fillim kampionati dhe për këtë arsye është vendosur të bëhen ndryshime në stol.
Drejtuesit kanë nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri, që do të ketë nën urdhrat e tij edhe dy lojtarët e Shqipërisë.
Pas 12 javëve kampionat, Lecce mban vendin e 18-të ne renditje me vetëm 9 pikë të grumbulluara. /tvklan.al