Analiza e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka dënuar numrin e lartë të civilëve të vrarë në luftën në Gaza duke theksuar se afërsisht 70% e viktimave të verifikuara gjatë një periudhe 6-mujore ishin gra dhe fëmijë.
Agjencia tha se numri i lartë ishte kryesisht për shkak të përdorimit të armëve nga Izraeli me efekte në zona me popullsi të dendur, megjithëse disa vdekje mund të kenë qenë rezultat i predhave të gabuara nga grupet e armatosura palestineze.
Në raport thuhet se janë gjetur nivele të pashembullta të shkeljeve të ligjit ndërkombëtar, duke ngritur kështu shqetësime rreth krimeve të luftës dhe krimeve të tjera të mundshme. Sipas agjencisë së OKB-së, u verifikuan të dhënat e 8,119 personave të vrarë në Gaza nga Nëntori 2023 deri në Prill 2024.
Analiza e saj zbuloi se rreth 44% e viktimave ishin fëmijë dhe 26% gra. Moshat më të përfaqësuara në mesin e të vdekurve ishin nga pesë deri në nëntë vjeç. OKB shtoi se rreth 80% e viktimave janë vrarë në ndërtesa banimi.
Raporti tha se të dhënat tregojnë një indiferencë të dukshme ndaj vdekjes së civilëve dhe ndikimit të mjeteve dhe metodave të luftës./tvklan.al