Ngjarja e 21 Janarit solli edhe reagimin e artistëve, të cilët shprehën shqëtësimin për situatën në Shqipëri dhe imazhin e saj në botë. Personazhe të njohura të artit dhe kulturës dhanë opinionin dhe sugjerimet e tyre mbi situatën politike në vend.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ishin të ftuar prezantuesja Zana Çela, arkitekti dhe piktori Maks Velo, profesori dhe publicisti Edmond Tupja, regjisorët Bujar Kapexhiu, Arben Kumbaro dhe Gjergj Prevazi./tvklan.al