Te Ukraina i gëzohen suksesit të vështirë të arritur në Tiranë. Trajneri Serhi Rebrov u shpreh se të mundësh Shqipërinë, sidomos kur luan në shtëpinë e saj, është sfiduese. Trajneri i Ukrainës Serhij Rebrov ndihet i lehtësuar pas suksesit në sfidën e vështirë të Tiranës.

Në konferencën për shtyp pas sfidës, ai u shpreh se ka rëndësi të madhe që lojtarët e luajtën lojën vendimtare me një qëndrim totalisht të ndryshëm dhe treguan forcën e tyre.

“Kishim një grup shumë të vështirë, të gjitha skuadrat garuan në Euro 2024! I jam mirënjohës futbollistëve që dolëm në play-off, ishte përpjekje e madhe! Kombëtarja shqiptare me mbështetjen e tifozëve tregoi forcën e saj në pjesën e dytë. Është shumë mirë që e ruajtëm një rezultat të tillë! E kuptuam që është shumë sfiduese të luash në Tiranë me një mbështetje të tillë nga tifozët! Shqipëria është një kombëtare e fortë, u paraqit mjaft e sigurt në europian, por ne u përgatitëm dhe fituam!“, tha Serhij Rebrov, trajner i Ukrainës.

Për teknikun e kombëtares ukrainase sfida më e vështirë ishte zgjedhja e formacionit për shkak të dëmtimeve. Ukraina do të ndeshet me një nga skuadrat që doli në vend të tretë në grupet e Ligës A: Skocia, Belgjika, Hungaria dhe Serbia. Shorti për këtë fazë do të hidhet më 22 nëntor, ndërsa ndeshjet do të luhen më 20 dhe 23 mars të vitit 2025.

Klan News