Problemet shëndetësore me mushkëri janë probleme të zakonshme, pavarësisht nëse e konsumoni duhanin apo jo.
Megjithatë, problemi bëhet akoma më keq nëse jeni duhanxhi sepse në këtë rast mushkëritë tuaja janë dëmtuar me siguri.
Për fat të mirë, ka një recetë natyrore që mund t’ju ndihmojë të pastroni mushkëritë tuaja në vetëm 72 orë.
Njerëzit që pinë duhan për më shumë se 5 vjet zakonisht vuajnë nga bronkiti dhe kolla e vazhdueshme.
Ky ilaç alternativ me siguri do t’ju ndihmojë të pastroni dhe të rigjallëroni mushkëritë tuaja në mënyrë natyrale.
Përbërësit:
400 gr hudhër (të pastruara dhe të ndara në katër copë_
1 l ujë
400 gr sheqer ngjyrë kaf
2 lugë gjelle shafran të Indisë
1 copë të vogël të rrënjës së xhenxhefilit
Mënyra e përgatitjes:
Vendoseni ujin dhe sheqerin në një tenxhere. Lëreni të valojë, më pas shtoni hudhrën dhe rrënjën e xhenxhefilit. Më pas shtoni xhenxhefilin e grirë dhe shafranin e Indisë dhe lëreni të valojë sërish. Më pas, uleni nxehtësinë. Lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës dhe vendoseni më pas, në frigorifer.
Si ta konsumoni këtë lëng?
Konsumoni dy lugë gjelle në stomak të zbrazët dhe dy të tjera në mbrëmje, dy orë pasi të keni konsumuar vaktin e fundit të ditës.
Këshilla shtesë:
Ushtroni vazhdimisht
Shijojeni një banjë të ngrohtë secilën ditë, jo më shumë se 20 minuta. Kjo është mënyra më e mirë për detoksifikim dhe relaksohuni.
/klankosova