I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një 79-vjeçar i quajtur Halil Lezo i cili gjithë jetën e tij ka punuar si mekanik makinash. Arsyeja pse e ka sjellë në këtë emision është sëmundja e rëndë që ka nipi i tij, djali i motrës Kamberi. Kamberi është 61 vjeç dhe vuan prej vitesh nga sëmundja e mushkërive. Ato janë plotësisht të shkatërruara për shkak të punës që ka bërë gjithë jetën në minierën e Valiasit. Halili vjen sot të kërkojë ndihmë që të gjendet dikush për t’u kujdesur për Kamberin sepse nuk ka një njeri pranë, është braktisur nga gruaja dhe djali.
Halili ka treguar se emisioni “Stop”, Genti dhe Saimiri kanë arritur t’i mundësojnë Kamberit pajisjen dhe bombolën e oksigjenit që po e mbajnë në jetë atë. Madje i moshuari i falenderon shumë ata dhe tregon se i njeh prej kohësh për shkak të profesionit si mekanik. Halili me shaka i thotë moderatores Mirela Milorit se vetëm ajo nuk ka çuar makinën tek ai.
Halil Lezo: Ka kriza herë pas here dhe shkon në Sanatorium shtrohet 2-3 vitet e fundit. Është gjithmonë me maskë dhe me oksigjen. Shyqyr zotit që u tregua jashtëzakonisht i mirë dhe humanitar presidenti i fabrikës së oksigjenit që është në Vaqar. Ia dhuroi nëpërmjet Klanit, faleminderit shumë.
Mirela Milori: Më thuaj emrin.
Halil Lezo: Genti së bashku me Saimirin.
Mirela Milori: Tek “Stopi”, Genti dhe Saimiri bënë të mundur që të ketë bombolën me oksigjen falas dhe pajisjen me oksigjen. Domethënë ajrin ia kanë dhënë falas falë emisionit “Stop”. Përshëndesim Gentin dhe Saimirin, ia hodhën dhe me Covidin.
Halil Lezo: E kanë ndihmuar jashtëzakonisht me ndihmë kështu. Ata më njohin mua personalisht se kam kontakte dhe me ata nëpërmjet makinave kuptohet, vetëm juve nuk më keni ardhur ndonjëherë.
Mirela Milori: Ja tani që e mësova do vij dhe unë (qesh). /tvklan.al