Pneumologu Tanka: Në dimër, më shumë problemë nga virozat stinore se sa covidi

Jo vetëm pacientët me Covid kanë ardhur në ulje por edhe rastet post Covid, që kërkojnë shërbim në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas mjekut pneumolog Arben Tanka nënvariantet  BA4 dhe BA5 kanë shkaktuar më pak probleme më mushkëritë.

“Kemi pacientë të shtruar të cilët janë post Covid, që kanë fibroza pulmonare, por këto janë mbetje të varianteve të mëparshme të covidit që kanë bërë një komplikacion, një pneumoni me një mushkëri të dëmtuar nga fibrozat post covid ose një tromboemboli”, ka thënë Arben Take.

Mesatarisht në shërbimin ambulator të sanatoriumit paraqiten 8 pacientë.

“Ne na vijnë në konsultat ambulatore të Shefqet Ndroqit, pacientë të cilët kanë dëmtime si fibrozat pulmonare të varianteve të mëparshëm të cilët vijnë për t’u konsultuar, qoftë dhe për të marrë mjekim ambulator, por jo për t’u shtruar”, ka thënë mjeku pneumolog.

Pneumologu thotë se në krahasim me vitin e shkuar pritet të kemi një dimër të qetë nga Covidi, por duhet të bëjmë kujdes nga virozat  stinore.

“Duke gjykuar që ne aktualisht nuk kemi një nën variant tjetër të Omikronit, por po vazhdojnë të qarkullojnë variantet BA4 dhe BA5. Presim një dimër të qetë, duhet të tregohemi të kujdesshëm për viroza të tjera, duhet të tregohemi të kujdesshëm për gripin pasi ato nuk do zhduken kurrë”,  ka thënë mjeku pneumolog Arben Tanka.

Rastet aktive më Covid 19 gjatë muajit shtator kanë rënë ndjeshëm nga 3 mijë në rreth 500 të infektuar në mbarë vendin.

Klan News