Rekord Botëror në 100 metra stil i lirë në not për meshkuj. Protagonist ishte kinezi, Pan Zhanle, i cili dhuroi performancën më të mirë në finalen e madhe. 19-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm në pishinë, pasi e përshkroi distancën me kohën 46.40 sekonda.
Një përmirësim prej 40 të dhjetash nga rekordi Botëror që mbahej nga po ai vetë, duke qenë padyshim një shigjetë në ujë.
Zhanle dhe ekipi i Kinës ka qenë në vorbullën dhe vëzhgimin intensiv të testeve të vazhdueshme anti-doping, me emrin e 19-vjeçarin që nuk ishte në mesin e 23 notarëve që rezultuan pozitiv në testin e muajit prill.
Medalja e arit ishte e para për ekipin kinez të notit, pas atyre të argjendta të fituara në stolin shpinë për meshkuj. Vendi i dytë për australianin, Kyle Chalmers, ndërsa rumuni Popovici rrëmbeu medalje bronzi.
Klan News