Armand Duplantis nuk njeh limite. Atleti suedez ka vendosur një tjetër rekord të ri botëror në kërcimin me shkop duke kaluar 6.26 metra në mitingun e Silezisë në Poloni.

Në garën e zhvilluar në kuadër të Diamond League, Duplantis theu rekordin botëror për herë të 10-të, vetëm një muaj pasi kishte vendosur një të ri në Lojrat Olimpike të Parisit, ku kërceu 6.25 metra. Kjo është hera e tretë këtë vit që suedezi thyen rekordin e tij.

Një tjetër rekord historik në mitingun e Silezisë u vendos nga Jakob Ingebrigtsen. Norvegjezi theu rekordin botëror të 3000 metrave që kishte gati 30 vite.

Ingebrigtsen përfundoi në një kohë prej shtatë minutash 17.55 sekonda, duke qenë 3 sekonda më i shpejtë se rekordi i vendosur nga atleti nga Kenia, Daniel Komen në vitin 1996.

Ky ishte edhe rekordi botëror i atletikës për meshkuj më jetëgjatë në garat individuale të pistave.

Tv Klan