Të xhonglosh topin për një periudhë të gjatë mund të jetë mision i pamundur. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për këtë ish-futbollist kubanez. Edhe pse tashmë në pension, Erik Hernandez synon që të lë gjurmë dhe të shkruaj faqe të reja në librat e historisë.

56-vjeçari ka xhongluar topin e futbollit për 12 orë e gjashtë minuta në Havana, periudhë që garanton regjistrimin në rekordet Guinness. Rekordi i mëparshëm ishte dymbëdhjetë orë dhe ai mund të konsiderohet tashmë rekordmeni i ri.

Hernandez synon që kjo arritje të motivojë të rinjtë, duke dhënë mesazhin se vendosmëria tejkalon aftësinë natyrore. Kubanezi aktualisht mban Rekordin Botëror Guinness për më shumë prekje të një topi futbolli me kokë brenda një harku kohor prej 30 sekondash.

Klan News