Vijojnë replikat mes Presidencës dhe kryeministrit Edi Rama. Zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi i ka bërë thirrje Ramës që të mos flasë më për Kushtetutën.
“Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani. Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman! Thellohu e reflekto urgjent”, shkruan Blushi.
Rama më herët përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Meta është thjesht komandant i LSI-së, ndërsa sipas Kushtetutës ai duhet të përfaqësojë unitetin e kombit./tvklan.al