Lajme Arkiva 2003

Reshjet përmbytin përsëri Lezhën. Me mijëra hektarë tokë janë gjendur përsëri nën ujë ndërsa përmbytjet kanë bërë të pabanueshme të tjera fshatra të këtij qarku. Kështu nën ujë janë gjetur fshatrat Balldren, Dajç,  Torovicë, Shënkollë dhe Zejmen.

Hidrovoret nuk punojnë në asnjë nga këto zona ndërsa në zonat rurale mungon totalisht energjia elektrike duke bërë të pamundur funksionimin edhe të atyre pak pompave që janë në gjendje pune.

Problematike është edhe situata që është në zonën e Shëngjinit ku me qindra banorë kanë mbetur pa pagesë pasi uji ka vërshuar edhe brenda shtëpive. Megjithëse qarku i Lezhës kaloi në gjendje mjaft emergjente në shtator e tetor me reshjet e vjeshtës e njëjta situatë emergjence përsëritet pasi askush nuk ka ndërhyrë për të rregulluar kullimin e ujërave./tvklan.al