Një i ri ka humbur jetën në Balldre të Lezhës. Viktima i identifikuar si Romario Brunga, 25 vjeç, u gjet i qëlluar në orët e pasdites së kësaj të Enjteje brenda mjetit të tij. Policia e gjeti të riun me një plumb në kokë pak metra larg banesës.
Në vendngjarje hetuesit sekuestruan armën e krimit dhe një gëzhojë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri.
Policia po heton në dy pista pasi është e paqartë nëse kemi të bëjmë me një krim apo një vetëvrasje.
25 vjeçari nuk rezulton të ketë precedent të mëparshëm penalë dhe se kishte vetëm 3 muaj që ishte i martuar. Dëshmitarët okularë i thanë policisë se makina e viktimës ka qenë e parkuar prej orës 14:00 të së Enjtes dhe nuk ka lëvizur, të dhëna këto që ndihmojnë hetuesit për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje.
Tv Klan