“Po kërkoni destinacionin tuaj për pushimet verore 2024? Një vend është shumë në modë, dhe është vetëm 3 orë larg me fluturim nga Franca!”
Në këtë mënyrë i lajmëron lexuesit e saj revista franceze “Aufeminin”, përmes një artikulli të gazetares Charlotte Loisy.
Sipas këtij artikulli, vendet e Mesdheut vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarat në mesin e turistëve francezë, por një destinacion i ri, po kthehet në një nga tendencat për vitin 2024.
Duke iu referuar platformës franceze të udhëtimeve “Abritel”, Shqipëria është një nga tendencat e radhës, ku fluturimet drejt kryeqytetit, Tiranës, janë rritur me më shumë se 25% dhe kërkimet e hoteleve me më shumë se 35,7%.
Por, sipas kësaj reviste, turistët francezë duket se po kërkojnë horizonte verore më pak të mbushura me njerëz. Por krahas të qenit një vend i paeksploruar, Shqipëria konsiderohet si një vend më i lirë se destinacionet fqinje.
Kryeqyteti shqiptar është befasues, shkruan revista franceze “Aufeminin” për të gjithë ata që dinë pak për Shqipërinë.
Tirana përfshin ndërtesa të bukura si Kulla e Sahatit apo Xhamia e Namazgahut, mrekullitë osmane nga fillimi i shekullit të XIX.
Berati gjithashtu shkruhet në artikull, është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe i quajtur “qyteti i një mbi një dritareve”.
Ndërsa rekomandohet të vizitohet edhe muzeu etnografik i Gjirokastrës.
Në brendësi, “Toka e Panjohur” evropiane është ideale për një udhëtim në rrugë tokësore, veçanërisht në Liqenin e Ohrit.
Bregdeti i Sarandës, apo ujërat termale të Bënjës janë gjithashtu ndër vendet kryesore për t’u vizituar në Shqipëri.
Klan News