E përditshmja britanike “Independent” shkruan për Shqipërinë. Në një artikull që rendit efektet negative nga turizmit masiv, u sugjeron lexuesve destinacione të reja, të qeta, por po aq të bukura, sa vendet që kanë traditë në turizëm.
Për “Independent” atë që ofron Greqia, mund ta gjeni edhe në Shqipëri, me thesare natyrore dhe kulturore, plazhe të bukura, që mund t’i shijoni më shumë pasi ka më pak vizitorë.
Për ata që duan natyrën i njeh me Parkun Kombëtar të Thethit, si shtëpia e shkëlqyer për ata që duan ecjet në natyrë, pa lënë jashtë Bjeshkët e Nemuna, si destinacione që duhet të vizitohen patjetër, para se të bëhen popullore.
Përpos plazheve dhe natyrës, shkruan edhe për Tiranën, si një qytet me arkitekturë të larmishme. Që dëshmon për periudhat e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar qyteti, që nga fashizmi, komunizmi, dhe hapjen ndaj të resë pas viteve ’90.
Shqipëria listohet krah destinacioneve të tjera si Omani, Indonesia, etj.
Tv Klan