Protesta në Qipro, Austri, Gjermani dhe Çeki
Protestat kundër kufizimeve të reja në luftën ndaj koronavirusit kanë përfshirë disa shtete. Policia qipriote përdori ujë me presion dhe gazin lotsjellës në përleshje me protestuesit të ngritur kundër korrupsionit qeveritar dhe kufizimeve të koronavirusit. Protestuesit shprehën zemërim rreth sjelljes së qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit, e cila ka shkaktuar shumë kufizime dhe ka goditur rëndë ekonominë qipriote.
Disa grupe përfshirë aktivistët e krahut të majtë dhe sindikatat kishin përdorur mediat sociale për të bërë thirrje për protestë, duke përmendur “autoritarizmin shtetëror” dhe korrupsionin qeveritar ne dhënien e “pasaportave të arta” për investitorët e huaj.
Abuzimet e pretenduara në skemën e diskutueshme të “pasaportave të arta” për investitorët e huaj, kanë shkaktuar zemërim të gjerë publik. Djetra persona u arrestuan në këtë protestë, që u mbajt në kundërshtim me kufizimet e koronavirusit.
Në Qipro rezultojnë të infektuar mbi 35,000 njerëz, ndërsa 230 të tjerë kanë vdekur në të gjithë ishullin e ndarë.
Pavarësisht nga rregullat për ndalimin e tubimeve protesat përfshinë edhe kryeqytetin e Austrisë, Vjenë. Protestuesit bllokuan trafikun në disa rrugë kryesore dhe u përleshën me forcat e rendit. E njejta situatë ishte edhe në Berlin.
Në kryeqytetin Çek, Pragë, u organizua një parade me makina kundër kufizimeve në lëvizje. Republika Çeke është renditur në mesin e vendeve evropiane më të goditura nga pandemia. Që nga mesnata, çekët janë ndaluar të hyjnë në Gjermani. Vetëm Portugalia ka raportuar më shumë raste të reja për frymë në dy javët e fundit.
Klan News