Kreu i OBSH: Për pak javë, kontinentin e pret “stuhia” e Omicron-it
Një tjetër valë rekordesh negative të pandemisë shënoi ky 24-orësh në Europë. Franca dhe Spanja shënuan shifrat më të larta të infektimeve ditore për gjithë pandeminë. Shifrën më të lartë e regjistroi Franca me mbi 84 mijë infektime, ndërsa Spanja me mbi 60 mijë raste të reja.
Rekordet pësojnë ato që u shënuan më herët gjatë këtyre 24 orëve në Britaninë e Madhe, ku për të parën herë infektimet ditore arritën mbi 100 mijë raste.
Edhe Italia shënoi shifrën më të lartë që prej Nëntorit. Kreu i OBSH-së paralajmëroi se brenda pak javësh kontinenti do të përballet me atë që ai e konsideroi “stuhi infektimesh”, që mund të zhysë në kolaps sistemin shëndetësor, që është që tani i ngarkuar.
Ai u bëri thirrje qeverive europiane të mos i varin shpresat tek dozat përforcuese të vaksinave, që nuk e frenojnë dot plotësisht përhapjen, por të anulojnë festimet e fundvitit.
Rekord infektimesh edhe në Shtetet e Bashkuara, ku u shënua shifra më e lartë prej Janarit. Administrata e barnave FDA miratoi përdorimin urgjent të ilaçit Pakslovid kundër koronavirusit, të prodhuar nga Pfizer. Ky ilaç u miratua më herët edhe nga agjencia europiane e barnave EMA.
Tv Klan