Princ Harry dhe Meghan Markle kanë bërë një superblerje të fundit. Sipas Daily Mail, ata kanë marrë një rezidencë me vlerë 15 milonë Dollarë në Malibu. Por mesa duket këtë rezidencë e ka pasur në pronësi Mel Gibson.
Firma që shiti pronën nuk e ka konfirmuar lajmin, por The Sun është shprehur se prona, që është në një nga lagjet më të bukura të Los Angelesit, është shitur. Rezidenca është rinovuar kohët e fundit dhe ka palestër, pesë hektarë tokë, dy pishina, 5 dhoma gjumi etj.
Mesa duket çifti i famshëm do një privatësi të plotë dhe larg syrit të medias. Këtë pronë e kanë pasur edhe yje të tjera të Hollywoodit .
Princ Harry dhe bashkëshortja e tij hoqën dorë nga titujt në fund të muajit të kaluar. Ata njoftuan hapjen e fondacionit të bamirësisë Archiewell, i cili do të nisë punën pas përfundimit të Covid-19.
Klan Plus