Opozita ka abstenuar në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve për rezolutën e PS-së në lidhje me luftën kundër korrupsionit. Lajmin e ka dhënë deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një prononcim për mediat. Deputetja ka theksuar se në procesin e integrimit, lufta kundër korrupsionit duhet të jetë objektiv primar.

Jorida Tabaku: Theksova dhe në Konferencën e Kryetarëve, atë që lidhet dhe me institucionet e drejtësisë. Në rezolutën e PS thuhet se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe se ne do të ruajmë kolonat kryesore. Kush garanton se ky komision nuk do të kthehet në një tabelë qitjesh ndaj institucioneve? Opozita është votuar për te qenë e tillë dhe nuk e bën mazhoranca rolin e opozitës. Ne sot abstenuam për rezolutën. Nuk e votuam atë sepse mendoj që është e nevojshme që në procesin e integrimit, ne ta vendosim luftën kundër korrupsionit si objektiv primar. Sot kemi nevojë që secili të tejkalojë mbi veten dhe mbi këtë pushtetin e gjithëpushtetshëm.

“Parlamenti sot nuk ka nevojë për një rezolutë që nuk zbatohet”

Gjatë fjalës së saj, Tabaku ka thënë se se parlamenti sot nuk ka nevojë për një rezolutë që nuk zbatohet, por për një gjithpërfshirje për ta bërë procesin e integrimit një proces kombëtar.

Jorida Tabaku: Për të stimuluar korrupsionin me ligjet me porosi dhe një sistem, i cili fatkeqësisht është kthyer në një kulturë qeverisëse, ky është si rezultat i mazhorancës. Unë si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kam vite që them se lufta ndaj korrupsionit duhet kthyer në një prioritet kombëtar. Deri më sot, qeveria nuk e ka bërë këtë gjë. Së dyti, janë një pjesë funksionesh me ngritjen e një komisioni të posaçëm që i takojnë Këshillit Kombëtar të Integrimit, janë edhe një pjesë që nuk i bën vetëm mazhoranca. Unë mendoj se parlamenti sot nuk ka nevojë për një rezolutë që nuk zbatohet. Ka nevojë por për një gjithpërfshirje për ta bërë procesin e integrimit një proces kombëtar. Por ka nevojë të mos miratojmë copa letrash që dihet se çfarë fundi kanë.


tvklan.al