Pas tre vitesh mungesë, Rihanna lajmëron fansat se në 2019 do rikthehet në muzikë. Këtë ajo e bën të ditur në Instagram gjatë bashkëbisedimet me adhuruesit.
Megjithatë pati dhe komente negative për mungesën e saj. Këngëtarja ka theksuar se ka në dorë shumë projektet të reja.
“Kur muzika të jetë gati, do e publikoj. Po vjen. Por jo sot.”-
shkruan ajo.
Kujtojmë se në shtator Rihanna lajmëroi se do t’i përkushtohet kompanisë së saj kozmetike si dhe aktrimi. Por si duket ajo nuk do ti lërë më në pritje fansat.
Klan Plus