Rihanna u pa në New York së fundmi në daljen e saj të parë publike që kur u njoftua se do të ishte kryesuese e shfaqjes së pjesës së parë në “Super Bowl LVII”.
34-vjeçarja nga Barbadosi, ishte e veshur me një xhaketë saten blu mbi një bluzë të zezë me një grafikë mbi të, ndërsa ajo u pa duke dalë nga një studio regjistrimi.
Këngëtarja mbante një kapele të zezë ,me pantallona blu të errët dhe atlete të bardha Adidas, shoqëruar me një çantë ngjyrë vjollcë nga Chanel.
Artistja fituese e Grammy-it u pa me të dashurin A$AP Rocky, me të cilin ajo ka një djalë të vogël, dy ditë pasi ai u përfol nga fansat pas një seti të shkurtuar në Festivalin Rolling Loud në Citi Field në New York.
Këngëtarja e “Umbrella” do të jetë interpretuesja kryesore në një shfaqje të prodhuar nga Jay-Z’s Roc Nation si dhe Apple Music. Dalja do të jetë performanca e parë publike e artistes që nga çmimet Grammy 2018. Publikimi i saj më i fundit i albumit ishte “Anti” i 2016.
Klan News