Finalja e Super Bowl do të mbahet më 9 Shkurt në Neë Orleans. Kansas City Chiefs dhe Philadelphia Eagles do të përballen në stadiumin Caesars Superdome 76 mijë vendësh për titullin kampion në futbollin amerikan.

Një mbrëmje që gjeneron shumë para nga biletat, reklamat apo shpenzimet e atyre që do ta ndjekin nga televizori. Më saktë, këta të fundit parashikohet të shpenzojnë 18 miliardë e 600 milionë Dollarë për atë natë sipas një studimi të Shoqatës Kombëtare të Shitësve me Pakicë.

Reklamat pritet të shkojnë në 8 milionë Dollarë për 30 sekonda në pikun e mbrëmjes. Çmimet e biletave variojnë nga faqja që i shet, por në atë më populloren StubHub nuk gjen më lirë se 3386 Dollarë, ndërsa shkojnë deri 19688 Dollarë. Suita shkojnë deri 1 milionë e 366 mijë Dollarë. Finalja e Super Bowl është një minierë ari.

Tv Klan