Këtë fundjavë rikthehen ndeshjet e Superligës dhe menjëherë me një sfidë të rëndësishme. Luhet klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Shkodranët janë të uritur për fitore edhe për faktin se duan të përfitojnë për të kapur vendin e parë të renditjes.

Thomas Brdariç: Jemi të uritur. Derbit janë ndeshje speciale dhe na duhet lojë speciale. Mundësia për të fituar nesër është më e madhe se kemi lojtarë të rikthyer. Nuk ka lidhje renditja, kemi avantazh se luhet në shtëpinë tonë. Duhet të investojmë që nga fillimi, gjithsecili të besojë që mund të fitojmë.

Por edhe bardheblutë kanë pretendimet e tyre edhe pse në vendin e tetë të renditjes.

Dinamo e vendit të parë të renditjes përballet me Bylisin e vendit të parafundit.

Sfida tjetër e së premtes është Egnatia – Laçi. Të shtunën luhet Partizani – Skënderbeu dhe Elbasani – Teuta.

Tv Klan