Saalbach po pret për herë të dytë botërorin e skive. Ky aktivitet organizohet pas gati çerek shekulli në këtë qytet austriak.

Më shumë se 600 skiatorë nga 70 vende të botës po garojnë për të qenë pjesë e historisë.

Të enjten do të jetë radha e Lara Colturi për të zbritur në pistë në garën e slalomit gjigand.

Shpresat janë për medaljen e parë për të rritur në historinë e skive shqiptare.

Të premten do të zbresë në pistë Denni Xhepa po në slalomin gjigand. Xhepa garoi pak ditë më parë në super gjigand, një debutim në botëror për skiatorët kuqezi.

Fatkeqësisht këtij botërori i mungojë Kevin Qerimi, i cili u lëndua gjatë stërvitjes në menisk duke iu nënshtruar operacionit.

Tv Klan